Me anë të një postimi në në ‘Instagram’, këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka njoftuar ndjekësit se i kanë vjedhur llogarinë me emrin e saj në ‘Facebook’.
“Të dashur miq, ndjekës të faqes sime të verifikuar në ‘Facebook – fanpage’, ju bëj me dije se faqja është marrë nga ‘hackers’. Po përpiqemi ta marrim mbas. Faleminderit secilit që më ka ndjekur në atë faqe prej mëse 10 vitesh, duke u bërë më shumë se 700 mijë zemra. Shpresoj të komunikojmë së shpejti përsëri në të njëjtën faqe”, ka shkruar Gaçe në postimin e pak minutave më parë në ‘Instagram-in’ e saj.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Aurela solli projektin e fundit muzikor ‘Lento lento’, i cili u kthye në një hit veror dhe në sfidën më të fundit të ‘Tiktok’.
https://www.instagram.com/p/CDyVpDRgyQl/?utm_source=ig_web_copy_link