“Mua Zoti më do shumë. Kam një familje të mrekullueshme”- tha Donaldi i përlotur para disa ditësh pasi Romeo e surprizoi në mënyrën më të pazakontë duke u shfaqur me parashutë mbi shtëpinë e “Big Brother VIP”. Gjatë këtyre javëve Donaldi i ka habitur të gjithë duke treguar se është një djalë shumë i ndjeshëm.
E përveç marrëdhënies super të ngushtë me Romeon, ai është shumë i lidhur edhe me vëllain e tij të vogël, Marion. Ky i fundit së fundmi ka festuar ditëlindjen dhe ndonëse nuk mund të ishte pranë tij, Donaldi e ka uruar nga shtëpia e “Big Brother”.
Ai shkroi në një bluzë “Mario edhe 100 vjeç, të dua”. Gjithashtu nuk munguan as urimet e banorëve të tjerë në këtë ditë të rëndësishme për të teksa së bashku i kënduan këngën e ditëlindjes.