Altin Kuqo, djali i neurologut Ali Kuqo, i cili ndërroi jetë një ditë më parë pas infektimit me Covid-19 ka akuzuar shefen e Infektiv Najada Çomo se nuk i ka ofruar shërbimin mjekësor të nevojshëm oranë spitalit Covid.
Në një replikë në rrjetin social Facebook, Kuqo shkruan gjthashtu se ka prova që vërtetojnë se Çomo nuk ia shtruar të atin e infektuar në spitalin Covid (Infektivi).
“Babait tim profesor i nderuar i Neurologjise dhe ish mjekmi QSUT dhe mua si mjek qe punoj ne QSUT na u refuzua sherbimi prane spitalit Covid 1 nga shefja Najada. Dhe une disponoj te gjitha provat e refuzimit te sherbimit prej saj,”- shihet që shkruan Altin Kuqo.
Replika:
Poshtë këtij denoncimi të njohurit e Kuqos e ngushëllojnë për humbjen e madhe, por shtojnë se është një guxim i madh fakti që ai ka marrë përsipër të denoncojë publikisht Çomon.
Komentet: