Arbri, një nga konkurrentët më të rinj të “Big Brother VIP, në një diskutim me Beatrix Ramosaj, i tha se ajo është më e rrezikuara për të dalë nga shtëpi, teksa në nominim ishte me Einxhelin dhe Donaldin.
Bazuar nga opinionet që ka publiku jashtë shtëpisë për konkurrentët, Arbri ndikoi në gjendjen emocionale të Beatrix, që më pas ndihej e frikësuar për reagimet që e presin nëse eliminohet këtë të premte.
Kështu, “Vëllai i Madh”, dënoi Arbrin, duke i hequr imunitetin që fitoi nga Kutia e Pandorës dhe duke i hequr të drejtën për të nominuar sonte.