Zayn Malik më në fund ka folur për vajzën e tij Khai dhe të qenurit prind. Këngëtari foli në një intervistë për “iHeartRadio” ku ka zbuluar se si ka qenë jeta për të dhe modelen që kur mirëpritën fëmijën e tyre të parë në shtator 2020.
“Sinqerisht, është e mahnitshme. Shumë njerëz më kishin thënë para se ajo të lindte, se do më ndryshonte jeta. Por sinqerisht, ajo është një krijesë e mahnitshme. Ka qenë vërtet e lehtë për mua dhe Gig të mësoheshim me jetën e re. Ajo e bëri një gjë të lehtë për ne, sepse fle shumë. Thjesht ushqehet dhe ndërron pelenat. Po e shijoj shumë këtë moment”.
Kur u pyet për të përshkruar se si është Gigi si nënë, ai u përgjigj, “Është mirë. Është një nënë e mahnitshme. Padyshim, ajo është me të vërtetë një ndihmë e madhe për gjithçka, dhe po e bën mirë çdo gjë”.
Ndër të tjera, Zayn tha se priste të bëhej aq shpejt baba, duke shpjeguar se para se të lindte Khai, ai ishte i përqendruar kryesisht në karrierën e tij muzikore. Por, është i habitur se si është mësuar kaq lehtë me jetën e re dhe sa mirë ndihet tani.
“Unë i isha dedikuar marrëdhënies me Gigin dhe gjërave të mia. Fakti që ishte kaq e lehtë të mësoheshim me Khai, ka qenë befasues për mua. Unë dua vetëm të kaloj ditët e mia me të, të rri me të, të bëjmë gjëra relaksuese,apo duke parë shfaqje për fëmijë në TV , në Netflix, duke mësuar këngë, apo duke u rrotulluar me të në tokë. Është me të vërtetë një ritëm tjetër jete, por ka qenë vërtet e lehtë për tu përshtatur me të. Unë mendoj se kjo është gjëja më e habitshme. “