Grupi mediatik francez Canal+ është duke riemëruar kanalin e tij free-to-air iTélé në CNews duke filluar nga 27 Shkurti.
Kanali transmeton në të gjithë territorin francez në digjital tokësor përmes platformës TNT. Ndryshimi i emrit ishte paralajmëruar kohë më parë, ndërsa tashmë është zyrtarizuar nga vetë Canal+.
Kanali informativ do të konkuroj me kanalet e tjerë privatë BFM dhe BFM Business në pronësi të NextRadioGroup dhe LCI në pronësi të TF1, si edhe kanalin publik informativ France Info.
Shteti francez ka sponsorizuar gjithashtu kanalin informativ ndërkombëtar France24, i cili transmeton në disa platforma dhe në DTT.