Ish-kapiteni i kombëtares shqiptarë të futbollit, Lorik Cana, tregohet gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private. Ndodh rrallë që Cana të postojë në rrjete sociale foto nga përditshmëria, por ditët e fundit gjërat duket se kanë ndryshuar.
Këto kohë e kemi parë të publikoj shpesh imazhe nga shtëpia e tij dhe së fundmi ka ndarë me ndjekësit një nga fotot më të ëmbla. Loriku ka publikuar në “Instagram” një foto në të cilën shihet i shtrirë në krevat dhe në kurrizin e tij qëndron vogëlushja Enkeleida, ndërsa anash djali Boiken. Të tre ata kanë shijuar orët e gjumit të mëngjesit përkrah njëri-tjetrit dhe me siguri për foton duhet të jetë kujdesur bashkëshortja.
Loriku tregohet gjithmonë shumë i kujdesur për të mos zbuluar identitetin e fëmijëve të tij dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe me foton e fundit, duke mos u treguar fytyrat. Kujtojmë se Cana u bë baba për herë të dytë në fillim të këtij viti.