Pak javë më parë, katër fëmijë u shpëtuan nga kampi sirian Al-Hol dhe u rikthyen në atdhe. Ndër ta ishte dhe vogëlushja Hatixhe, e cila ka festuar 28 Nëntorin e saj të parë.
Ajo ka lindur në kampin sirian, ndërkohë që sot ka zgjedhur të festojë në një mënyrë tepër të veçantë duke vizatuar flamurin Kuq e Zi. Ajo është e bija e Floresha Rashës, e cila emigroi me të shoqin Diamant Rasha në Siri, por ai humbi jetën atje. Ndërkohë Floresha u martua me Lavdrim Muhaxherin, me të cilin dyshohet se ka dy fëmijë. Ndërkohë ajo bashkë me fëmijët po mbahen nën kujdes nga Shërbimi Social.