Një 44-vjeçar që përdorte katër identitete është vënë në pranga gjatë një operacioni të organizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Mësohet se i arrestuari njihej me katër emrat: Jorgo Wojtaszcyk, Gramoz Zeneli, Jorgo Zeneli dhe Jan Zeneli. Ky shqiptar me katër identitete ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Tashmë, 44-vjeçari i arrestuar pritet që të ekstradohet drejt Italisë, dhe Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet.
Njoftimi i policisë Elbasan
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Gjatë operacionit kapet një tjetër person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar 6 vjet e 8 muaj burg. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana. Në vijim të punën për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Elbasan është bërë lokalizimi i vendodhjes , kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar: Jorgo Ëojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.