Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës ishte padyshim një nga eventet që ka tërhequr më shumë vëmendje së fundmi në vendin tonë dhe sigurisht publiku ishte kurioz jo vetëm për detajet nga ceremonia, por edhe për të ftuarit dhe ata që ishin të pranishëm krah ciftit në ditën e tyre speciale.
Një prej pyetjeve më të shpeshta që i është bërë Arminës në rrjetet sociale ka qenë ajo për fëmijët e bashkëshortit të saj, nga martesa e parë. Sipas moderatores ata kanë qenë të pranishëm në ceremeoni si dhe pjesë e festimeve, ndërsa po ashtu ka zbuluar se kanë marrëdhënie shumë të mirë që kur kanë qenë të vegjël.
Ndërkohë, sot në media është publikuar edhe “prova” që po, fëmijët e Shkëlzenit kanë qenë në dasëm, ndërsa është duek qarkulluar edhe në rrjetet sociale fotoja e djalit të tij, tashmë goxha i rritur, ndërsa gjendet krah të atit në ditën e rëndësishme.