Ermal Mamaqi, i njohur si një ndër aktorët e humorit më të famshëm në Shqipëri foli rreth temës së shumëpërfolur për “paketën” e tij se si të bëhemi të suksesshëm.
Aktori i humorit ndërhyri live pasi emri i tij u lakua në emision.
“Do të ishte më etike që të më kishe thënë se do ta bëja emisionin dhe të futesha me video. Unë kam televizion tim që e kam ne celular dhe e kam 24 orë. Unë doja t’u ktheja përgjigje atyre persona që nuk kontrollojnë dot veten e tyre.
Jam i prekur nga ato epitete që janë përmendur. Ajo që unë po bëj nuk prek dhe nuk shqetëson askënd. Unë eksperiencën time në karrierë, si njeri dhe si biznesmen, e kam përmbledhur në një paketë së bashku me profesionistë.
Ajo që është transmetuar nga paketa është thjesht një prezantim, një pjesë e shkurtër e një prezantimi shumë të gjatë”, u shpreh Mamaqi