Beatrixa pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP nuk është prononcuar për asnjë media.
Por ajo theu heshtjen e saj me këngën e publikuar ku edhe shprehu se ajo është ana e historisë së saj, shkruan lajmi.net.
‘Vëllau i Madh’ sot ka vendosur që atë këngë ta lëshoj edhe në shtëpinë e BBV-së.
Donaldi dhe banorët e tjerë e kanë përjetuar me lot në sy.
Donaldi mbi një karrike e ka shijuar secilën fjali të këngës edhe pse në fillim pati dilema se ishte këngë e vjetër.
Por pas kësaj ai kuptoi se kënga ishte dedikim për të.
Tani ishte ai i cili e përgëzoi Trixën për shpejtësinë e publikimit të këngës.