Seriali për jetën e vrasësit më të famshëm dhe krahu i djathtë i Pablo Escobarit. Teksa karteli Medellin shkatërrohet, John Jairo Velásquez me nofkën JJ ose Popey, dorëzohet para drejtësisë në 1992.
I vetmi i mbijetuar i kartelit famkeq, në luftën për të mundur armiqtë dhe të fitojë respekt në hierarkinë e burgut. Një padron në burg duke vazhduar mbretërinë e terrorit dhe një trafikant droge i rrezikshëm edhe brenda hekurave.
“Jam një vrasës profesionist. Unë kam vrarë për para”, ka deklaruar vrasësi nr.1 i Escobarit.
“Gjithashtu kam vrarë sepse kam dashur dhe respektuar Pablo Escobar.” Velasquez ka pohuar se ka vrarë më shumë se 300 njerëz dhe ka qenë i përfshirë në vrasjen e 3000 të tjerëve.
I dënuar me 30 vite burgim, mbretëria e tij pas hekurave zgjati 23 vite e 3 muaj nga 1992-2014.
Me interpretimin e jashtëzakonshëm të Juan Pablo Urrego. Fitues i çmimit seriali më i mirë i vitit në “Golden Umbrella TV Awards”.
Për herë të parë në TV, premierë ekskluzive në TV KLAN. Një tjetër serial me shifra rekord shikueshmërie në Netflix.
JJ – Popey, I mbijetuari i Pablo Escobarit nga 6 Shtatori 23:35 e hënë – e enjte në Tv Klan.