Seriali i njohur spanjoll ‘Sekreti’ është annulluar: soap opera e tansmetuar në Spanjë që nga viti 2011 nuk do të ketë një vazhdim. Seriali, i cili transmetohet çdo ditë, do të përfundojë në fund të sezonit aktual, në një datë midis majit dhe qershorit. E njohur me titullin origjinal -El Secreto de Puente Viejo-, seriali është transmetuar në më shumë se 2300 episode, duke arritur sukses edhe jashtë vendit, dhe veçanërisht në Itali (ku seriali transmetohet në Mediaset).
Prodhuar nga Atresmedia Televisión dhe Boomerang TV, seriali është transmetuar në mbi 60 vende të botës. Sipas raportimit të El Pais seriali gjatë nëntë viteve të transmetimit ka njitur në sheshxhirim më shumë se 767 aktorë dhe mbi 23.870 figurantë. Arsyet e anulimit janë rënie e audiencës, ehde pse në kulmin e suksesit arriti një mesatare ditore prej 1 milion e 600 mijë spektatorë.
Subjekti i -Sekretit- është i ambjentuar në fillin e shekullit XX dhe tregon historinë e familjes Montenegro, anëtar i klasës borgjeze në Spanjën e veriut, pikërisht në qytetin e Puente Viejo nga merr edhe titullin origjinal seriali.