Ish- kryebashkiaku i Kavajës, Selim Veizi është ndarë nga jeta, pasi nuk fitoi dot betejën me COVID-19. Ai prej ditësh ishte i infektuar dhe gjendja e tij shëndetësore u rëndua, ku fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Selim Veizi ka qenë Kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të sistemit komunist, dhe shpeshherë është bërë pjesë e ngjarjeve në jetën publike të qytetit. Ai e ka drejtuar qytetin e Kavajës nga viti 1992 deri në vitin 1996.
Situata nga pandemia e koronavirusit në vend po përhapet me ritme të shpejta. Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 7 viktima dhe 532 raste të reja.