Personazhet e Big Brother VIP janë më të komentuarit e momentit ndonëse reality show ka përfunduar. Kevinjo, një i ri 22 vjeçar i ka dedikuar një këngë Beniadës, e cila u kthye në një nga personazhet më të pëlqyer për çiltërsinë dhe të folurën e saj.
I ftuar në “Shqipëria Live”, Kevinjo tha se ka marrë një mesazh zanor nga modelja pasi doli nga BB VIP.
“Më tha, më ka thënë kushërira ime për projektin, e kam dëgjuar dhe më ka pëlqyer shumë”, tregoi Kevinjo.
Përveç kësaj zbuloi se ka shkruar disa vargje për luftën si poezi dhe mund të sjellë së shpejti një projekt muzikor.
Kujtojmë se Beniadës i dedikoi këngë edhe Poni, e cila lumturoi shumë modelen. Këngën e dëgjoi kur po vijonte lojën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe u përlot kur kuptoi se kënga ishte dedikim për të.