“I Can do That” formati më i ri ndërkombëtar, që parashikohet të jetë një nga sukseset e sezonit të ri të Top Channel, ka shfaqur kureshtje dhe interes të madh tek publiku. Që kur IMA publikoji ekskluzivisht lajmin për blerjen e ketij formati për Shqipërinë të shumta kanë qenë mesazhet në redaksinë tonë rreth të rejave dhe datës së premierës.
Formati i cili do të rikthej në ekran Arbana Osmanin, prezantuesen dhe një nga figurat më të njohura të Top Medias, ka tashmë një datë zyrtare të nisjes së spektaklit që do të mbërthej përpara ekranit me mijëra teleshikues. Edhe pse ishte vendosur qe ky format do te fillonte me 31 Tetor, Top Channel ka bere ndryshimin, duke e zvendesuar per ne daten 7 Nentor, ku do te transmetohet çdo të shtunë në ekranin e TCH.
E kontaktuar nga Info Media Albania, produksioni i ketij televizionit shprehet se data 31 Tetor ishte vendosur por per shkak te disa problemeve te brendeshme u shty per ne daten 7 Nentor.
Emrat që do të jenë pjesë e garës nuk janë bërë ende të ditur. Producenti i këtij formati Rezart Aga, ka deklaruar se në konkurrim nuk do të jenë vetëm emrat më në zë të ekranit dhe skenës, por ata do të zgjidhen në bazë të aftësive për të qënë të gatshëm në performanca të një niveli tepër të lartë, siç kërkon ky spektakël edhe në vende të tjera ku realizohet.
I Can Do That! është një format origjinal i izraelianes Armoza Formats, në zhanrin reality-comedy ku përfshihen 8 personazhe të famshem të cilët sfidojnë njëri-tjetrin me një numër artistik që nuk i përket kompetencave të tyre por me bindjen se secili “mund ta bëj atë!” Konkurentët do të mund të zgjedhin numrin e tyre nëpërmjet garës së shpejtësisë në ngjitjen e shkallëve në studion televizive. Më pas, ata do të kenë një javë kohë për tu përgatitur deri në ditë e spektalit ku do të performojnë live numrin artistik që kanë zgjedhur. Publiku do të jetë ai që do të vendos fituesin nëpërmjet votimit.