Ardit Gjebrea tashmë është shëruar nga Covid-19, mirëpo të dielën e kaluar, moderatori u detyrua t’ia besonte programin disa kolegëve. Gentian Zeneli, Enkel Demi dhe Marsela Çibukaj ishin personazhet që zëvendësuan Arditin tek “E diela shqiptare”.
Pavarësisht se tashmë është shëruar, edhe këtë herë programi u moderua nga të tjerë, por Arditi ka veçuar pikërisht Marselën. “Faleminderit për emocionet që na dhurove”, ka shkruajtur ai në Instagram, duke etiketuar Marselën.