Pak javë më parë Novaj Djokoviç theu rekordin e Roger Federer duke u bërë tenisti që ka mbajtur më shumë javë kryesimin si numri 1 në botë për meshkuj dhe pavarësisht kësaj, sportisti zviceran konsiderohet si një nga më të dashurit për tifozët.
Por për të atin e Novak Djokoviç, gjërat janë ndryshe dhe e konsideron rivalin e lojtarit serb si një njeri jo të mire ashtu siç e shikojnë të gjithë nga jashtë. Ai argumenton mendimin e tij dhe i rikthehet një episodi të disa viteve më parë.
“15 vite më parë, Roger sulmoi djalin tim kur ai ishte shumë i ri, 18-19 vjeç, tha disa gjëra jo të mira si duket e kishte kuptuar që do të bëhej më i mirë se ai. Unë e kam thënë gjithmonë që Federer është një kampion i madh, më i miri në kohën e tij por edhe pse mund të jetë një kampion i tillë ai nuk është njeri i mirë”
60-vjeçari Srdjan Djokoviç i cili disa herë është bërë objekt debatesh me kritikat ndaj Federer por edhe Nadal theksoi se ka thënë gjithmonë vërtetën dhe ndoshta djali i tij është paragjykuar prej sjelljeve dhe deklaratave që ai ka bërë në media. Ai nuk bën asnjë hap pas edhe pse u shpreh se i vjen keq që tifozët e shikojnë Djokoviç me një sy ndryshe nga dy të tjerët por insistoi se nuk mund të shmangë disa gjëra të vërteta që askush nuk del t’i thotë.