Nuk kanë të sosur hyrjet e reja në Për’puthen, pasi pasditen e sotme dy djem të rinj i janë bashkuar formatit. I pari quhet Shkëlqim Bega, 25 vjeç dhe është boksier. AI ka lindur në Krujë ndërsa profesioni i tij është menaxher shitjesh. Shkëlqimi dha një koment për secilën prej vajzave ndërsa është përlotur kur ka kujtuar nënën, të cilën e ka humbur që kur ishte fëmijë. “Jetoj dhe punoj në Zvicër. Kam hobi motorat, makinat dhe udhëtimet. Arsyeja që kam ardhur këtu është se vizitoj shpesh babain tim se e kam pikë të dobët se atë kam. Jam bipolar në shumë gjëra. Nënën nuk e kam. Prekem se është person që sado nuk është me ne fizikisht, shpirtërisht ndihet energjie. Kam qenë 8 vjeç kur e kam humbur nënën. Duket sikur ka ndodhur dje dhe kam shumë zili për ata që e kanë nënën e babain që t’i vlerësojnë sa janë gjallë dhe në momentin që nuk e kanë, do bëhen pishman për cdo gjë që kanë thënë, për shumë gjëra që kanë bërë gabim.”
https://www.instagram.com/tv/CMz6BfnngwU/?utm_source=ig_embed
Ndërkohë, konkurrenti i dytë quhet Ledjan Bregasi, është 27-vjeç dhe vjen nga Italia.
https://www.instagram.com/p/CMz7Ox6APPX/?utm_source=ig_embed
Dy ditë më parë dy djem të tjerë iu bashkuan Për’puthen. Sajmiri dhe Eltoni, të dy 26 vjeç. Sajmiri u shpreh se ka një biznesin e tij në Tiranë, ndërsa vajzat që i kanë pëlqyer më shumë janë Ledjana dhe Jasmina. Ndër të tjera, konkurrenti i ri u shpreh se i pëlqen të bëjë show dhe se i pëlqen bota e televizionit, kështu që bëhuni gati për surpriza.Konkurrenti i dytë Eltoni është trajner futbolli. Me origjinë është nga Kavaja, por jeton në Durrës.