Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Dy familjarë janë asfiksuar, teksa kanë hyrë në pus për të rregulluar pompën.
Mësohet se një 55-vjeçar dhe një 23-vjeçar i ka zënë gazi brenda në pus. Fatmirësisht, dy personat janë nxjerrë me urgjencë nga familjarët e tyre dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes ata janë dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë shërbim mjekësor.