Rregullatori Hungarez, NMHH ka lancuar fituesit e tenderave për licencat e transmetimit 5G në vend.
Në një deklaratë, thuhet se licensat janë të vlefshme për 15 vite në tre banda frekuencash, të cilat u janë dhënë Vodafone Hungary, Telenor Hungary dhe Magyar Telekom. Në total kompanitë do të paguajnë afro 360.4 milion euro për të drejtat.
NMHH ka udhëzuar ofruesit e shërbimeve të instalojnë 5G në vende që nuk janë vetëm të rëndësishme për ta nga pikëpamja e tregut, por janë gjithashtu të rëndësishme sociale, nga ana sociale siç janë spitalet, kampuset apo rrugët kryesore të transportit.
Të drejtat e përdorimit të frekuencave të fituara do të skadojnë në mënyrë të njëtrajtshme në 2035. Banda e frekuencës 700 MHz do të jetë në dispozicion vetëm pasi kjo bandë të jetë shpërngulur përfundimisht, d.m.th jo më herët se 6 Shtator 2020.
Afati i të drejtave mund të zgjatet një herë për një periudhë të mëtejshme prej pesë vjetësh, duke iu nënshtruar kushteve të pandryshuara dhe pa u paguar vetëm një tarifë shtesë për të drejtën e përdorimit të frekuencës./IMA/