Trim Jetullahu humbi pak kohë më parë një nga njerëzit më të shtrenjtë në jetën e tij, babain. Nazmi Jetullahu ndërroi jetë në mes të muajit mars dhe këtë lajm e bëri të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram.
Trimi ndau lajmin e hidhur pasi publikoi një foto të babait të tij të ndjerë. Pas humbjes tragjike, ylli i muzikës u shkëput edhe nga rrjetet sociale duke mbyllur llogaritë e tij. Por, kjo nuk ka zgjatur shumë pasi këngëtari është rikthyer sërish dhe me një mesazh të rëndësishëm.
“Po, u riktheva. Por nuk do të harroj kurrë. Gjithçka e bëj për ty”, shkruan Trimi në Instastory.
Më pas ai ka publikuar një foto të tij në feed ku shkruan:”Jeta nuk bëhet me e lehtë, thjesht bëhesh më i fortë”.