Një shtetas shqiptar ka humbur jetën pak ditë më parë në Britani, teksa gjendej brenda një fabrike me kanabis e cila u përfshi nga flakët.
Ngjarja është regjistruar më 4 qershor, por vetëm tani së fundmi është bërë i mundur identifikimi i shqiptarit. Sipas BBC, viktima është Margaritis Xhindi, 43 vjeç i cili ishte babai i tre fëmijëve.
Bashkë me viktimën në fabrikë ishte edhe një 20 vjeçar i cili arriti t’i shpëtonte flakëve. I riu ndodhet në spital, ndërsa policia nuk e ka publikuar emrin e tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 4 qershor në një fabrikë kanabisi në Brierley Hill. Zjarri u konstatua rreth orës 19:30, ndërsa shqiptari humbi jetën nga plagët e marra një ditë më vonë.