Shpesh na ndodh të shikojmë gafa të ndryshme në ekran sidomos ato të lajmeve të fundit në televizionet informative.
Por këtë herë, rradha vjen përsëri në platformën Digitalb, pas denoncimit tonë gjatë verës në mungesën e një shkronjë në promon e përvjetorit platformës, InfoMedia Albania ka kapur edhe një lapsus tjetër në grafikën e një prej kanaleve të DGA.
Është pikërisht, MyMusic kanali muzikor i platformës i cili në grafikën e tij të titrimit të prezantimit të këngës së rradhës ka harruar një shkronjë, ku nga fjala “NEXT” stafi i Digitalb ka harruar të vendosi shkronjën T duke e lënë atë si “NEX”.
Shpresojmë që stafi i Digitalb ta rregullojë së shpejti 🙂