Një pacient 68 vjeçar ka humbur betejën me koronavirusin, duke shkuar në 37 numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë
68 vjeçari nga Puka vuante nga spok, sëmundje e mushkërive dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
LEXO EDHE:
Shifër alarmante, konfirmohen 82 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit
Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.