Emsioni Top Show i para disa diteve, ku I ftuar ishin hoxhallarët Omer Bajrami dhe Elvis Naci ka shkaktuar mjaft debate mes besimtareve myslimane mbi qendrimet e tyre në studio si edhe tematikat që u diskutuan.
Mjaft prej besimtarëve janë rreshtuar në krah të Hoxhë Elvis Naci dhe shumë syresh në krah të Hoxhë Ome Bajramit duke sjellë jo pak debate sidomos në rrjetet sociale.
Nisur nga situate e krijuar, Elvis Naci publikoi pak minuta më parë një video ku shpjegonte atë që në të vërtetë ndodhi sipas tij atë natë në emision duke e cilësuar “intrigë” të organizatorëve duke i futur në kurth hoxhallarët në fjalë.
Sipas videos së mësipërme, Elvis Naci shpjegon se nuk ka dashur që të hyjë në debat me Omer Bajramin mbi çështje fetare dhe sipas tij organizatorët e emisionit e kanë pranuar këtë duke i premtuar se ata nuk do të përballeshin. Por, situate ndryshoi gjatë emisionit sipas tij.