Mungojnë edhe disa javë nga shfaqja e sezonit të katërt të House of Cards (planifikuar për në 4 mars në Netflix në SHBA), por Netflix ka dhënë tashmë dritën e gjelbër për një sezon të pestë.
Njëkohësisht, krijuesi i serialit Beau Willimon ka vendosur të largohet nga seriali. Ja si e ka komentuar Netflix dhe kompania e prodhimit Media Rights Capital largimin e tij:
Netflix dhe MRC i kanë një borxh të madh mirënjohjeje Beau Willimon për vizionin e tij të fortë narrativ për House of Cards në katër sezonet e para. Si skenarist i nominuar për Oscar, ai ka sjell në televizion një serial mjaft të vlerësuar nga kritikët dhe publiku, duke lënë gjurmë në historinë e televizionit. Prodhuesit, cast-i dhe ekuipazhi bashkohen me ne për t’i uruar Beau më të mirën në aventurën e tij të re krijuese.
Në dy sezonet e para të House of Cards është kandiduar disa herë për Emmy, ndërsa Kevin Spacey dhe Robin Wright janë shpallur fitues në Golden Globes.