Seriali i origjinal i Netflix, “House of Cards” do të përfundoj me sezonin e tij të ardhshëm, atë të gjashtin i cili do të jetë edhe finali për të. Ndërkohë që nuk u bë asnjë njoftim për rinovimin e serialit, xhirimet e sezonit të gjashtë filluan para dy javësh.
Lajmi vjen një ditë pasi aktori i Star Trek, Anthony Rapp doli me një deklaratë se aktori Kevin Spacey, në atë kohë 26 vjeç, kishte abuzuar seksualisht me Rapp kur ky i fundit ishte 14. Gjatë orëve të vona të së shtunës, aktori i House of Cards doli me një deklaratë duke kërkuar ndjesë ndaj publikut, duke thënë se nuk e mbante mend këtë gjë. Ai gjithashtu për herë të parë deklaroi edhe prirjet e tij homoseksuale.
Netflix dhe producenti i Media Rights Capital u shprehën në një deklaratë të Hënën, përsa i përket serialit dhe Space: “Media Rights Capital dhe Netflix janë thellësisht të shqetësuar nga lajmet e mbrëmshme në lidhje me Kevin Spacey. Në përgjigje të asaj çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar, drejtuesit e dy kompanive tona arritën në Baltimore këtë pasdite për t’u takuar me castin dhe stafin tonë për të siguruar që ata të vazhdojnë të ndihen të sigurt dhe të mbështetur. Siç është planifikuar më parë, Kevin Spacey nuk po punon për momentin. ”
Sezoni i gjashtë dhe final i House of Cards do të ketë premierë më 2018./IMA/