Dashi
21 Mars – 19 Prill
Ju pret një ditë e mbushur me energji, të cilën duhet ta shfrytëzoni! Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, ku do të ndiheni më pozitiv dhe gati për të dashuruar. Me gjasë mund t’iu duhet që të bëni disa zgjedhje të rëndësishme.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Disa probleme me të cilat jeni përballur mund të zgjidhen dhe kjo ditë do të sjellë përmirësim të ndjeshëm. Në dashuri, çiftet të cilat janë përballur me vështirësi, do të kenë mundësi që ti kapërcejnë.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar dhe nëse raporti në çift funksionon, gjërat do të përmirësohen më tej. Ndërsa nëse gjërat nuk ecin mirë, do të gjeni një ujdi. E mërkura do të sjellë përmirësime në vija të përgjithshme.
Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Raportet me të tjerët në këtë moment do të jenë stresuese dhe plot me probleme. Saturni do të sjellë ngadalësime në punë dhe në sferën financiare.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri ka tension, ndaj duhet të bëni kujdes! Puna do të ecë më së miri dhe do të arrini që të gjeni zgjidhje, në rast se jeni përballur me probleme.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
E mërkura do të jetë e mbushur me tension dhe nervozizëm. Në dashuri mund të ketë debate. Përmirësime pritet në sferën profesionale, ku problemet me të cilat jeni përballur ditëve të fundit, do të gjejnë zgjidhje.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Keni nevojë për të pushuar. Kjo është një periudhë e mbushur me lodhje, por pavarësisht kësaj mund të ketë zhvillime të reja. Në dashuri gjërat do të nisin të përmirësohen gradualisht.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Dashuria do të jetë bashkëpunëtorja juaj deri në fund të muajit, ndaj bëni mirë që të shmangni debatet. Puna do të marrë shumë nga koha juaj. Do të haseni me vështirësi në gjërat që do të bëni.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ky mund të jetë një moment përmirësimi, ku do të keni mundësi që të lini ankthin mënjanë. Puna do të ecë më së miri, ndërsa Saturni dhe Venusi do të kalojnë tranzit në shenjën tuaj.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Duhet të mundoheni që të mos lodheni shumë. Keni nevojë për pozitivitet dhe optimizëm. Në dashuri do të përballeni me pasiguri. Ndërsa në punë do të keni mundësi të mira.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Kjo është një periudhë e mbushur me nervozizëm dhe me shumë gjëra për të bërë. Në dashuri bëni mirë që të shmangni debatet e kota dhe të ruani qetësinë. Ndërsa në punë duhet durim dhe situata do të përmirësohet.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Duhet të tregoheni të kujdesshëm pasi mund të ketë komplikime, nëse jeni të interesuar për dy persona. Në punë duhet durim dhe situata do të përmirësohet. Mos u nxitoni.