I njohur në vendin tonë në rolin e ‘Sarp’, ai po vazhdon suksesin e tij jo vetëm në aktrim por edhe në biznes. Aktori duket se është fokusuar tek biznesi i tij dhe po ia del me sukses.
Çagatay duket se për momentin ka hequr dorë nga aktrimi pasi ka refuzuar shumë oferta dhe gjithashtu hoqi dorë nga roli në serialin “Barbaros” të cilin të gjithë fansat po e prisnin me padurim.
‘Sarpi’, i cili themeloi një kompani në Amerikë vitin e kaluar, filloi të prodhonte çaj të ftohtë. Në partneritet me dy miq të tij që jetonin në Los Angeles, aktori themeloi markën ‘Teakina’ me një investim prej 1 milion dollarësh.
Partnerët që bënin çaj të ftohtë, një pije shumë e njohur në Amerikë, me çajrat që vijnë nga Rize, filluan prodhimin masiv në objektet e tyre në Los Anxhelos.
Mediat turke bëjnë të ditur se ky çaj është shitur shumë dhe aktori ka vendosur ta zgjerojë biznesin.
“Teakina”, e cila është në raftet e rrjeteve të famshme të supermarketeve dhe shitet për 4 dollarë shishja, fitoi popullaritet të madh në një kohë të shkurtër me natyrën e saj pa sheqer, kalori zero dhe organike.