Prodhimi më i fundit filmik i Kosoves dhe Maqedonisë, filmi i metrazhit të gjatë ‘Home Sweet Home’ i skenaristit Zymber Kelmendi, ne regji të Faton Bajraktarit dhe producent Trim Musliu, do të shfaqët për herë të parë pikërisht në PriFest.
Filmi tregon historinë e Agronit, një luftëtari të shpallur i vrarë ne luftë. Rrugët mbajnë emrin e tij, shkolla e qytetit po përuron shtatoren e re në nder të rënies së tij heroike. Por, ka vetëm një problem: Agroni është … gjallë!
Seria e ngjarjeve që pasojnë plot peripeci dhe të papritura janë tek e fundit gjithçka ndodh në “shtëpinë e ëmbël shtëpi”: Kosovë.
Filmi është prodhim i vitit 2016, dhe ka mbledhur në kastin e tij emra të njohur si Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Lea Qosja, Mona Mustafa dhe Albin Bajraktari.
Filmi është bashkwprodhim i shtëpive filmike Cineproduction nga Kosova dhe Arnel Production nga Maqedonia.
“Home Sweet Home” do jetë pjesë e programit “Special Screenings” gjatë Prishtina International Film Festival dhe do shfaqet me 25 Prill, në orën 20:00 tek Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë “Boro Ramiz”.