Gazetari Drini Zeqo e ka filluar sezonin e ri televiziv me projekte të reja dhe…shefa të rinj. Momentalisht, veç angazhimeve të tij me emisionin ‘Opinion’, Drini do të jetë pjesë e ‘Dance With Me’ në krah të Viola Spiros.
Një foto që ky i fundit ka postuar në Facebook, ka mjaftuar për të hapur diskutime e debate në seksionin e komenteve. Mes tyre, ato që kanë rënë më shumë në sy kanë qenë nga producentja e “Dancing With The Stars”, Holta Kolaneci, njëkohësisht ish-shefe e Zeqos, që ka moderuar këtë produksion dhe ‘Tu Si Que Vales’.
Holta komentonte me parimin ‘tërhiqe mos e këput’, kurse Drini dukej sikur donte të qetësonte ‘gjakrat’ mes ish-shefes së tij dhe shefave të rinj. Për më shumë, lexoni ‘dialogun dramatik’ e plot suspancë të dy kolegëve.