Vizion Plus muajt e fundit ka pasuruar dukshëm programacionin duke sjellë produksione të autoprodhuara por edhe ndërkombetare, me seriale dhe emisione të reja, si Devious Maids, Scandal (së shpejti), Oktapod, 30 Minuta, Fringo (së shpejti), Debat+.
Por surprizat nuk do të mungojnë edhe gjatë sezonit veror. Producentja e njohur Holta Dulaku është duke realizuar projektin e rradhës për Vizion Plus. Bëhët fjalë për një format-event muzikor që do të na shoqërojë përgjatë sezonit veror 2014. Producentja ka rrëfyer ekskluzivisht për InfoMedia Albania detajet e para mbi këtë event.
Ajo tregon për IMA, se puntata e parë do të mbahet në Himarë më 3 Maj në mbrëmje përballë publikut himariot dhe pushuesve të parë të këtij sezoni. Kjo puntate do të regjistrohet për t’u transmetuar në televizion duke filluar nga muaji qershor. Gjatë muajve korrik-gusht do të realizohen të tjera takime sërisht në Himarë. Festivali veror i muzikës do të jetë i ngjashëm me formatet italiane, si Festivalbar, Wind Summer Fest, etj.
Në këtë event do të jenë të pranishëm këngëtarët më në zë të momentit por nuk përjashtohen gjithashtu emra të njohur të muzikës nga vendet fqinje.
Nuk dihet ende emri i zyrtar i këtij festivali dhe prezantuesit që do të drejtojnë atë. E sigurt është që këtë verë Summer Fest në Top Channel do të ketë nje konkurrent të ri dhe këngëtarëve do ju duhet të zgjedhin ofertën më të mirë për të kënduar.
Gjatë ditëve në vijim në InfoMedia Albania do t’ju zbulojmë më shumë detaje mbi këtë event. Qëndroni me ne!