Producentja e programit të suksesshëm Dancing with The Stars, Holta Dulaku është protagoniste në kopertinën e revistës Elegance të muajit nëntor. Me një paraqitje që kushdo nga femrat e moshës së saj do e kishin zili, Holta shfaqet super në formë e veshur në të zezë me qenin e saj për dore nën titullin “Vallëzim me ujqërit”.
Një titull që na paralajmeron për një edicion të Dancing With The Stars plot sfida dhe surpriza.