“Më në fund arrita të mbaroj një libër, sfide për këto pushime vrapi pas një 5 vjecari qe nuk rri ne nje vend. Dhe sigurisht që më pëlqeu, është një nga shkrimtarët e mi të preferuar, Haruki Murakami. Por, “aksidentalisht” libri titullohet Dance Dance Dance. Nuk ka shume lidhje me kercimin po mua cdo gje qe ka fjalen Dance ne të, më çon tek Dancing With The Stars”. Kështu e ka shkruajtur deklaratën e saj Holta Dulaku në profilin e saj në Facebook, ajo ka faktuar se Tuna Sejdiu fituesja e edicionit të kaluar të “DWTHS 5” .
Kjo ka nxjerrë të gjitha gjërat sheshit duke nxjerrë historinë e Tunës e cila mesa duket e ka pëlaqyer shume saqë ka vazhduar ta thojë për disa muaj, por që në fund mesa duket ka dalë krejtësisht e kotë.
Lexo më shumë – Tuna: “Nga produksioni Dancing with the Stars kam marrë kercenime!” | VIDEO
Holta Dulaku ka publikuar edhe dokumentat në të cilën ndodhet deklarata personale e Tunës e cila nëpërmjet firmës së saj, ka vërtëtuyar se e ka marrë çmimin e saj. Si edhe një mandate pagese në shumën 30.000 Euro.
Më poshtë ështe deklarata e plotë e Holta Dulakut, ne Facebook (e paredaktuar) :
“Me ne fund arrita te mbaroj nje liber, sfide per keto pushime vrapi pas nje 5 vjecari qe nuk rri ne nje vend. Dhe sigurisht qe me pelqeu, eshte nje nga shkrimtaret e mi te preferuar, Haruki Murakami. Por, “aksidentalisht” libri titullohet Dance Dance Dance. Nuk ka shume lidhje me kercimin po mua cdo gje qe ka fjalen Dance ne të, me con tek Dancing With The Stars(meqe ra fjala fillon shuuume shpejt dhe une rri merrem me budalliqe ketu).
Atehere, kam gati 4 muaj qe lexoj, shoh dhe degjoj, qe nje pjese e medias ne vend, por me shume portale on-line, dhe sidomos media qe fokusohet tek shoëbiz-i, te beje nje fushate te rreme ne lidhje me cmimin e madh te edicionit te 5 te DWTHS. Duke mos dashur te jem fare modeste, them qe ky produksion eshte ne mos me i miri, nje nga me te miret ne vend, me te shikuarit dhe rekorde te verifikueshme audience, dhe keshtu kuptohet qe kjo lloj fushate eshte e tera e bazuar ne shpifje. Dhe me vjen keq qe jane keqperdorur fitues dhe pjesmarres te edicioneve te meparshme, nga keto palo media, per te trilluar mbi te verteten e ketij spektakli.
Une dhe i tere produksioni i DWTHS, deklarojme se cdo fitues dhe pjesmarres ne kete spektakel, eshte shperblyer sipas kontratave, rregullave dhe kushteve te ketij formati. (Ne fakt ketu po genjej se formati NUK me lejon te paguaje VIP-at pjesmarres, po hajt, ky produksion e ka bere, i jep cdo VIP-i 1000 euro cash cdo muaj, palester falas dhe famë plus, pervec cmimit final).
Pra, qe nga fituesi i pare deri tek i fundit Ajtuna Sejdiu, posedojne cmimet e fituara. Pervec kesaj, kjo fituese e fundit dhe ajo e parafundit, pervec cmimit kane edhe nje kupe floriri te realizuar nga Argjendari Pirro, ne vleren 15 milion leke te vjetra. Aman ti gezojne
Pra, cdo pretendim i kundert eshte nje genjeshter e madhe qe behet per qellime te konkurences televizive, dhe do te ballafaqohet me pergjegjesine ligjore. Une disponoj dokumentacionin perkates te cmimeve fituese te te gjitha edicioneve, por meqe peshku qe ra ne rrjeten e ketyre mediave dhe portaleve ishte Tuna(sigurisht Tuna Fish), po ju tregoj vetem keto te fundit.
Lexim te mbare dhe shikim te kendshem te nje tjeter super edicioni te DWTHS 6.”
IMA/ J.Kasaj