Holanda do të hyjë në një karantinë 5-javore.
Kryeministri Mark Rutte ka njoftuar masën e re për frenimin e koronavirusit. Shkolla, bizneset jothelbësore, muzetë dhe palestrat do të mbyllen nga mesnata e sotme.
Arsimi parauniversitar do të kalojë në mësimin në distancë, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të rrinë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.
Karantina do të vijojë deri në 19 janar.