Për kreu e Shoqatës Shqiptare të Gazetarëve Evropianë, Arbër Hitaj, ajo që ndodhi me RTV Ora është shqetësuese.
Hitaj tha në një intervistë për Ora News, se ORA është një televizion kritik ndaj qeverisë dhe bashkisë Tiranës, ndaj të cilit ka pasur kërcënime edhe më parë.
Hitaj shtoi se qytetarët prisnin që organet e reja të drejtësisë të merreshin me politikanët, por deri më tani nuk është parë asnjë zyrtarë të lartë të hetuar.
Arbër Hitaj: Shoqata që unë drejtoj nuk ka ngritur zërin për Ylli Ndroqin, sepse ai ka avokatët e vet, por kemi ngritur zërin për median dhe kërcënimin e demokracisë. Ne kemi ngritur shqetësimin sepse në atë që ndodhi me televizionin, sepse bëhet fjalë për një televizion që është kritik ndaj qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. Më përpara kemi pasur disa kërcënime të hapura, kemi pasur një gjobë të ISHSH dhe kërcënime për mbyllje të sinjalit. Për ne si shoqatë janë disa rastësi të çuditshme, se nuk ndodhi vetëm në kuadër të drejtësisë, por ka një historik negativ më përpara.
Deklarata që kemi bërë ne, është mbrojtur nga qendra në Bruksel dhe nga Këshilli i Evropës, ne kemi thënë që mbështesim organet e drejtësisë për një hetim të pavarur nga politika. Ne prisnim që organet e reja të drejtësisë të merreshin me politikanët, por deri më tani nuk kemi parë asnjë zyrtarë të lartë të hetuar. Pse duhej që të bëhej kjo reformë kur më parë SPAK ishte Krimet e Rënda. Shqiptarët shpresojnë te një sistem drejtësie që godet raste që nuk janë goditur për 30 vite. Kemi raportet e KLSH-së që janë raporte alarmuese. Mijë e miliona euro dëme nga koncesionet. Kush i heton këto. Pritshmëritë e qytetarëve është që të goditet nga ata që nuk janë goditur, pra, politikanët.
Për Hitajn, prania e një administratori shtetëror dhe e policisë me skafandra në ambientet e televizionit është një presion indirekt.
Arbër Hitaj: Problemet më të mëdha me vendi si ky i yni janë presionet indirekte. Prania e policisë me skafandra në një vend ku prodhohet ide, se televizioni prodhon ide jo kriminelë apo drogë. Për këtë arsye e shikoj problematike praninë e një administratori sepse të gjithë ndikohen në një mënyrë indirekte. Duhet parë në vazhdimësi nëse do të ketë presione apo jo. Të mos harrojmë se kjo nuk është një betejë mediatike, sepse kur fshihen beteja politike dhe tentative për mbylljen e një medie, kemi të bëjmë me imazhin e vendit, sepse gazetarët dhe politikanët shkojnë e vijnë. Në një situatë të tillë duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e dëmtojmë imazhin e vendit, sigurisht, duke mos e shkelur ligjin.
Hitaj tha se ardhja e forcave speciale me armë dhe maska në RTV ORA isht enjë pamje sureale, sikur po asgjësoheshin terroristë. Ai shtoi se kjo gjë ishte jë publicitet i panevojshëm.
Arbër Hitaj: Për mua mbetet një dilemë e madhe pse erdhën forcat speciale në ambientet e televizionit, kur ato janë për të negociuar dhe për asgjësuar terroristë. Nuk e kuptoj pse duhet të vijnë me një publicitet të panevojshëm, sepse kanë kaluar disa ditë dhe sërish shqiptarët nuk është se kanë më shumë besim te drejtësia. Ndoshta ky show është bërë për të mbuluar atë probleme që pati SPAK me arrestimin e dy komisionerëve të vdekur. Ti mund të bësh show edhe duke sjell tanke, por është rezultati ai që ndikon te publiku. Ishte pamje sureale forcat speciale me armë dhe me maskë. Kemi parë persona që kanë bërë gjyqe për vrasje dhe trafik droge, dhe u është dërguar vetëm një letër.