Vitoria Bueno u regjistrua në klasën e baletit për herë të parë në moshën 5 -vjeçare.
E lindur pa krahë, ëndrra e Vitorias për të qenë një balerinë dukej e parealizueshme, sidomos në një qytet të vogël në Brazil, por ajo u bë shumë shpejt një kuriozitete për shoqërinë.
“Njerëzit rreshtoheshin jashtë shtëpisë për ta parë”, tha nëna e saj Wanda. “Ata ngrinin mëngët e saj për t’ia parë krahët.”
Por Vitoria, tani 16 vjeçe u përqendrua në ëndrrën e saj, piruetat dhe sfidat e tjera teknike.
Talenti i saj e ka bërë atë një yll të mediave sociale dhe një frymëzim për shumë njerëz.
“Për mua krahët janë vetëm një detaj”, tha Vitoria në teatrin ku ajo interpreton.
“Unë mendoj se janë atje”.
Mënyra sesi ajo rrëshqet në skenën prej druri, në sinkron me kolegët e saj të bën ta harrosh se ajo kërcen pa krahë.
“Unë ndihem sikur nuk kam nevojë fare për ta”, shtoi ajo.
Vitoria e filloi baletin me këshillën e fizioterapistes së saj, e cila vuri re se ajo kishte talent për të kërcyer.
Më shumë sesa thjesht realizimi i një ëndrre, forca dhe fleksibiliteti i fituar nga kërcimi i kanë dhënë Vitoria forcën për të bërë gjithçka, nga larja e dhëmbëve deri te marrja e gjërave nga rafti me këmbët e saj.
“Ka gjëra që ajo mundet t’i bëjë me këmbë, ndërsa unë s’mund t’i bëj as me dorë”, tha gjyshi i saj, Jose Carlos.
Me më shumë se 150 mijë ndjekës në instagram, Vitoria është e lumtur të jetë një shembull model për të tjerët.
“Ne jemi më shumë se aftësitë tona, kështu që ne duhet të ndjekim ëndrrat tona”, tha ajo me një buzëqeshje në fytyrë.