Winnie The Pooh e shkroi Alan Alexander Milne, një londinez që u lind në 1882-shin dhe e kishte pasion letërsinë, edhe pse në fakt diploma e tij ishte për matematikë.
Kur ishte shumë i ri u përball me Luftën e Para Botërore dhe në 7 korrik të 1916-ës u plagos. U dërgua në Angli ku vuajti çrregullimin e stresit post traumatik që i shkaktoi lufta. Diçka e që ka treguar edhe në librin e tij autobiografik “It`s too late now”.
“Mendoj se Hitlerizmi është më i keq se lufta dhe së pari i duhet dhënë fund atij”, shkruante ndër të tjera Milne.
Milne vazhdoi jetën e tij, u bë baba në 1920-ën dhe bleu një shtëpi oborri i së cilës u mbush me lodrat e djalit. Pikërisht aty mori jetë edhe Winnie The Pooh.
Tregimi i parë që shkroi u prit shumë mirë, bëri një roman, disa përralla dhe pak vite më vonë Milne e shiti të drejtën për të përdorur imazhin e kukullës së tij tek Stephen Slesinger. Ky i fundit ia dha të drejtat Disney-t që vazhdoi më pas të krijojë ngjarjet e reja.
Milne dhe Christopher
Suksesi që Winnie The Pooh pati në gjithë botën nuk i solli asnjë të mirë Christopher-it, djalit të Milne-t. Ai shahej gjithmonë nga shokët për gjithë historitë që lexonin në librat e babait të tij e që ky i fundit ishte frymëzuar nga djali. Milne vazhdoi të krijonte dhe të shijonte suksesin dhe kjo gjë solli ftohje në marrëdhënien e tyre, aq sa në vitet e fundit kur shkrimtari mbeti në karrige me rrota, i biri shumë rrallë e pa.
Një famë që pati një çmim shumë të lartë, sakrifikimin e marrëdhënies atë e bir.
*Marrë nga Roba da Donne