Një histori e pazakontë dashurie mund të lindë fare mirë në platformën TikTok. Këtë e dëshmon një çift amerikan që për festën e Shën Valentinit, u martua në Las Vegas.
Gunnar Michels, një kameraman 24-vjeçar, publikoi në Tik-Tok një video ku shprehej se do të martohej me këdo që do të njihte në rrjetin social.
Ai gjithashtu shprehej se njerëzit shqetësohen shumë për çdo gjë, dhe se kishte vendosur të sillej ndryshe, duke marrë hapin e çuditshëm për të blerë bileta për të dhe gruan e ardhshme, për në Las Vegas.
I riu mori qindra mesazhe pas publikimit të video-mesazhit, por ajo që i kapi vëmendjen ishte Danielle Elleinad, e cila iu përgjigj me një video personale, ku prezantonte veten.
24-vjeçarja nga Pensilvania shprehej në të se ishte e duhura, pasi deri në ato çaste kishte qenë shumë serioze dhe gjithmonë kishte ëndërruar për një dasmë të çmendur.
Lexo edhe : Biden mban premtimin, gati t’u japë shtetësinë 11 milionë emigrantëve
Michels komunikoi menjëherë me Elleinad dhe pasi vendosën për t’u takuar, ai i propozoi asaj për martesë. “Nuk mund të kisha gjetur një grua më të mirë”, – u shpreh ai asokohe për ndjekësit e tij.