Mbrëmjen e djeshme, teksa reagimet në rrjet për rastin tronditës të abuzimit së vajzës 15-vjeçare në Tiranë ishin dhe vazhdojnë të jenë të shumta, Arbana Osmani zbuloi historinë që do të trajtohet këtë të shtunë në “Dua të të bëj të lumtur”. Sigurisht pasi edhe ajo kishte thënë disa fjalë për ngjarjen e rëndë.
Me anë të një postimi tjetër në Instagram, moderatorja bëri me dije se më 6 qershor në emision e saj një vajzë do të rrëfejë se si është abuzuar prej moshës 12-vjeçare nga roja i jetimores në Shkodër. E pasi e kishte denoncuar në polici, edhe atje kanë abuzuar me të.
Pas njoftimit pati disa kundërshtime në lidhje me emisionin. Për faktin nëse një histori e tillë duhet të shfaqej në ekran dhe ndoshta për keqkuptimin që u krijua. Duke menduar se një adoleshente do të ftohej për të folur për historinë e saj të abuzimit. Gjithsesi Arbana ka shkruar sërish për emisioinin e së shtunës, duke sqaruar gjithçka.
Ajo zbulon se vajza e abuzuar tashmë është 27-vjeç dhe do të jetë në “Dua të të bëj të lumtur” jo vetëm për të rrëfyer atë që i ka ndodhur, por edhe për të falenderuar psikologen që i ka qëndruar pranë në ditë të vështira. Po ashtu Arbana thotë se vajza ka zgjedhur të dalë në program me zë e figurë, për të këruar ndihmë pasi ndihet e paragjykuar.