Historia vjen nga një nënë që ka postuar në proifilin e saj facebook imazhet që arriti të fotografonte midis djalit të saj 3 vjeçë dhe mikut të tij katërputrorsh.
Fëmija ishte ndëshkuar nga nëna e tij, Jillian Marie Smith, e cila e kishte pikasur atë ndërsa po grindej me motrën e tij të vogël.
Në vend që të shkonte në dhomën e tij, Peyton u vu në ndëshkim, që do të thoshte që ai duhej të qëndronte në një vend të caktuar dhe të vinte kokën te muri.
Ishte atëherë që Dash, një mastin anglez i familjes, vendosi t’i tregonte mikut të tij një farë solidariteti. Qeni u ngjit në mur dhe u bashkua me Peyton!
Jillian, megjithëse pa dyshim ishte e etur për të edukuar djalin e saj, nuk mund të mos reagonte me një buzëqeshje. Ai nxori celularin për të kapur momentin më të bukur.