Prodhuesi kinez Hisense renditet për herë të parë në vendin e tretë në shitjet globale të Televizorëve. Politika e çmimeve të ulëta me një raport të mirë cilësi/çmim duket se ka dhenë frytet e para.
Një javë plotë zhvillime të rëndësishme për Hisense, pas lajmit se kompania ka arritur të prodhojë dhe zhvillojë tërësisht në Kinë chip-in e parë grafik që do të lejojë kompanisë për të konkuruar në kushte të barabarta me prodhuesit e mëdhenj si Samsung dhe Sony, një tjetër përparësi vjen këtë herë në nga sektori i shitjeve të aparaturave televizive.
Sipas të dhënave nga IHS mbi shitjet gjatë 9-të muajve të parë të vitit, në tregu ndërkombëtar janë shitur rreth 155 milionë njësi, dhe në vendin e tretë në renditjen e shitjeve gjendetë Hisense që shënon një rritje prej 5.8% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një fakt i rëndësishëm për kompaninë kineze, e cila dëshmon të jetë në gjendje për të konkurruar në kushte të barabarta me gjigantët e industrisë pavarësisht pavarësisht se është në hapat e saj të parë.
Pikat e forta të kompanisë kineze mbeten formatet e mëdha, veçanërisht në kategorinë mes të 50-54 inç, ku ka një share prej 10.4% ku zë vendin e dytë, ndërsa në kategorinë 55-59 inç është e treti në renditjen globale.
Po ju keni patur mundësinë të testoni këtë markë në shtëpitë tuaja? Nëse po na tregoni rreth eksperiencës suaj dhe si jeni gjendur në përdorimin e televizorëve apo paisjeve të tjera të markës Hisense.