Fytyra e re e mëngjesit në Vizion Plus për këtë sezon do të jenë Hilda Gorica dhe Thimi Samarxhiu.
Autore e programit është gazetarja Pranvera Borakaj e cila do të vazhdojë të jetë pjesë e emisionit jo më si moderatore. Formati do të sjellë çdo mëngjes informacione të bollshme dhe utilitare për të nisur një ditë në menyrën më të mirë të mundshme.
LEXO EDHE:
EKSKLUZIVE | Pranvera Borakaj largohet nga 7pa5!
Risi e këtij sezoni përveç moderatorëve ështe edhe struktura ditore që do të ketë emisioni gjatë javës. Java do të jetë e organizuar sipas ditëve duke ndikuar sjelljen e audiencës për një vemendje maksimale ndaj formatit.
Por të njohim më mirë dy moderatorët e rinj.
Hilda ka studiuar informatikë ekonomike dhe ka punuar në atë sektor, derisa vendosi të ndiqte pasionin e saj që është regjimi ushqimor i shëndetshëm, aktiviteti fizik ose kujdesi për veten. Ajo tashmë është nutricioniste fitnesi dhe mbasi përfundoi studimet dhe në këtë drejtim filloi dhe punësimin po në kë të fushë. Ne sezonin e kaluar ajo ka qenë pjesë e platformës Tring, ku ka ndarë më shikuesit receta për një regjim ushqimor të shëndetshëm bashkë me ushtrime të caktuara për të gjitha pjesët e trupit në kanalin Living. Një personazh mjaft aktiv në mediat sociale.
Thimi Samarxhiu vjen pas nje eksperience të gjatë në median e shkruar dhe atë televizive. Gazetar në shumë reportazhe, lidhje direkte, intervista me personazhe të njohur të politikës e jo vetëm. Këtë herë në moderimin e bisedave rreth politikës dhe aktualitetit me të ftuarit në studion e 7pa5