Një prej shkencëtarëve më të njohur rus, i cili punoi së fundmi për gjetjen e vaksinës ruse kundër Covid-19 është hedhur nga kati i 14 i banesës së tij duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas mediave, Alexander ‘Sasha’ Kagansky, 45 vjeç, i njohur për punën e tij në luftimin e kancerit, u raportua se kishte rënë nga një dritare e katit të 14-të të një ndërtese të lartë banimi.
Po të njejtave media, Kagansky kishte një plage me thikë në trup, c’ka ka zgjuar dyshimet e një vrasjeje të mundshme.
Raporti nuk dha detaje të mëtejshme se në cilën prej një numri të vaksinave ndërkombëtare Covid-19 ai supozohej se kishte punuar.