Një rinoceront indian lindi në një kopsht zoologjik në Poloni, një zhvillim shpresëdhënës në përpjekjet për të ruajtur kafshët e rralla.
Kamerat kapën momentin kur Maruska, një femër 7-vjeçare në kopshtin zoologjik të Wroclaw në Poloninë Jugperëndimore, solli në jetë një femër më 6 janar, shkruan Ora News.
Ky është rinoceronti i parë indian i lindur në kopshtin zoologjik në historinë e tij 155-vjeçare.
Si Maruska ashtu edhe babai i foshnjës, Manas 11-vjeçar, u bënë prindër për herë të parë