Këshilli Europian ka përditësuar listën rekomanduese të shteteve të cilëve mund t’iu lejohet hyrja në BE.
Në bazë të kritereve dhe kushteve të parashtruara tek rekomandimet, duke filluar nga 8 gushti, vendet anëtare do të heqin gradualisht kufizimet për banorët e këtyre shteteve:
Australi
Kanada
Gjeorgji
Japoni
Zelandë e Re
Ruanda
Koreja e Jugut
Tajlanda
Tunizi
Uruguai
Kina, pritet konfirmimi në bazë të parimit të reciprocitetit
Ndër kriteret që vendosin nëse duhet të hiqen kufizimet për vendet jashtë unionit janë: situata epidemiologjike, masat kufizuese duke përfshirë distancimi fizik si dhe konsiderata të tjera sociale dhe ekonomike.
Për sa i përket situatës epidemiologjike, të ashtuquajturat vendet e treta, duhet të plotësojnë këto kritere:
numri i rasteve të reja me COVID-19 në 14 ditët e fundit për 100 mijë banorë duhet të jetë i përafërt ose më i ulët se mesatarja e BE
trend i qëndrueshëm ose në rënie i rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e fundit.
Menaxhimi i përgjithshëm i pandemisë duke marrë në konsideratë informacionet e dhëna, duke përfshirë aspekte si testimi, mbikëqyrja, gjurmimi i rasteve, frenimi i përhapjes, raportimet si dhe vërtetësia e informacioneve
Për vendet që kanë ende lëvizje të kufizuar, kategoritë e mëposhtme do të jenë të përjashtuara nga kufizimet:
Shtetas të BE dhe familjarët e tyre
Shtetasit që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe anëtarët e familjes së tyre
Udhëtarë me funksione të posaçme, siç parashikohet tek Rekomandimet
Përgjegjësia për implementimin e rekomandimeve të Këshillit i mbetet vendeve anëtare.
Lista përditësohet rregullisht dhe mund të rishikohet nga Këshilli, pas konsultave me Komisionin dhe agjencitë respektive të Bashkimit Europian, në bazë të kritereve të lartpërmendura.