Heidi Baci do të jetë një nga moderatoret e reja të Top Channel për sezonin e ardhshëm televiziv. Deri më tani, detajet për programin e saktë ku ajo do të shfaqet mbeten të paqarta, megjithatë përflitet se mund të jetë pjesë e spektaklit humoristik Portokalli, duke zëvendësuar Xhemi Shehun.
Një tjetër mundësi është që Heidi të jetë një nga moderatoret e reja në panelin e “Goca dhe Gra”, programi i njohur që përfshin tema nga jeta sociale dhe personale e grave. Konfirmimi i rikthimit të saj erdhi nga vetë Sara Hoxha, ndërsa Heidi e ripostoi këtë lajm në llogarinë e saj në Instagram, duke e aprovuar lajmin me entuziazëm.