Michael Mann do të drejtojë vazhdimin e shumëpritur të filmit Heat – Sfida. Rreth tridhjetë vjet pas publikimit të kapitullit të parë – i cili është kthyer në një film aksion kult, me Al Pacino dhe Robert De Niro – regjisori është më në fund në bisedime me Warner Bros për ta transpozuar romanin e tij në një përshtatje filmike, prej të cilit – sipas sipas asaj që raportohet nga Deadline – protagonist do të jetë Adam Driver.
Prandaj, Heat 2 do të bazohet në romanin e shkruar nga vetë Michael Mann – së bashku me Meg Gardiner -, i botuar gushtin e kaluar dhe u bë menjëherë një bestseller i New York Times. Regjisori, pasi mbaroi punën për filmin biografik Ferrari, vendosi t’i jepte përparësi projektit të shumëpritur, duke u rikthyer për të bashkëpunuar me Adam Driver, tashmë të drejtuar në filmin artistik mbi sipërmarrësin italian. Aktori pritet të luajë “versionin e ri” të kriminelit të pamëshirshëm Neil McCauley – luajtur, në Heat, nga Robet De Niro.
Romani në fakt shërben si një paraardhës dhe një vazhdim i filmit të vitit 1995 dhe është i ndarë në dy pjesë të veçanta. I pari ndjek historinë e Chris Shiherlis (Val Kilmer), i cili përpiqet t’i shpëtojë policisë dhe të shpëtojë nga detektivi Vincent Hanna (Al Pacino), i cili sapo ka vrarë kolegun e tij, grabitësin Neil McCauley. Rrëfimi, i cili më pas nis nga e nesërmja e grabitjes në qendrën Heat, zhvillohet nga viti 1995 deri në vitin 2000 dhe e çon lexuesin në disa territore të Azisë Juglindore. Pjesa e dytë, nga ana tjetër, e kthen historinë në Çikago, në 1988, dhe tregon për ngritjen e Vincent Hanna, një yll i ri në rritje i policisë lokale, i cili gjuan një grup hajdutësh të pamëshirshëm dhe të dhunshëm apartamentesh, të cilët ka shënuar një seri goditjesh në Bregun Perëndimor, në kufirin me Meksikën. Natyrisht, banda është ajo e Neil McCauley, Chris Shiherlis dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Që nga botimi i romanit, Mann kishte lënë të kuptohet se donte të krijonte edhe një përshtatje filmike. Pasi të përfundojë puna në Ferrari – e cila filloi pikërisht në lidhje me publikimin e librit – regjisori mund t’i përkushtohet më në fund projektit. Në muajt e fundit, thashetheme të shumta kanë qarkulluar për kastin e mundshëm – nga rikthimi i Al Pacino-s si Vincent Hanna, tek përfshirja e Ana De Armas dhe Austin Butler, interpretues të mundshëm të dashurisë së Neil McCauley-t në sekuencën e vitit 1988 dhe të “versionit i ri” nga Val Kilmer. Pacino më vonë shprehu dëshirën e tij për të parë Timothée Chalamet duke luajtur një Vincent Hanna te ri. Megjithatë, i vetmi kast i konfirmuar aktualisht është pikërisht Adam Driver, i destinuar të plotësojë rolin që dikur i përkiste Robert De Niros. Mbetet vetëm të presim përditësime të reja mbi projektin, duke pritur datën e fillimit të xhirimeve.